Fluks emigrantësh në Kapshticë e Kakavijë

AKTUALITET


Festat e fundvitit kanë sjellë një fluks të lartë udhëtarësh, shumica prej të cilëve janë emigrantë që kthehen në atdhe për të kaluar Vitin e Ri me familjen e tyre.

Konkretisht, në pikën kufitare të Kapshticës përgjatë ditës së diel kanë hyrë 4900 shtetas, ndërsa kanë dalë 3779  të tjerë. Autoritetet doganore po punojnë aktualisht me 7 sportele, me qëllim eliminimin e radhëve të gjata.

Gjithashtu e njëjta situatë raportohet edhe në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë 6989 shtetas, ndërsa kanë dalë 4108 të tjerë. Autoritetet doganore kanë marrë masa shtesë që gjithçka të shkojë e qetë dhe pa vonesa për udhëtarët.



Skip to toolbar