Video/ Nga Sadiku te Grezda e Reja, urimi i veçantë i kombëtares për vitin e ri

AKTUALITET


Në prag të ndërrimit të viteve, Federata Shqiptare e Futbollit shpërndau një video-urim të futbollistëve të kombëtares.

Në video, janë pothuajse të gjithë lojtarët e kombëtares, nga Armando Sadiku te Eros Grezda, të cilët shprehin urimin e tyre për të gjithë shqiptarët.

Por, në videon e federatës nuk mungon as urimi i trajnerit italian Edy Reja. Futbollistët e kombëtares në urimin e tyre veçojnë edhe urimin që Shqipëria të kalojë sa më parë momentet e vështira nga tërmeti.

Ndërkohë, urimet e futbollistëve kanë ardhur nga disa vende të botës, pasi ata ndodhen me pushime dhe jashtë angazhimeve sportive këtë fundvit.

Gëzuar Vitin e Ri 2020, nga djemtë e kombëtares.

Gëzuar Vitin e Ri 2020, nga djemtë e kombëtares.

Gepostet von Federata Shqiptare e Futbollit am Montag, 30. Dezember 2019


Skip to toolbar