Viti i ri në Kabul nisi me një sulm të përgjakshëm nga talebanët. Viti 2020 në Afganistan nisi menjëherë me dhunën e talebanëve në provincën veriore të Balkh, ku u vranë tetë anëtarë të forcave të sigurisë gjatë një sulmi që u zhvillua këtë mëngjes.
Shefi i policisë provinciale Ajmal Faiz tha se talebanët sulmuan një post të sigurisë në autostradë, në zonën Alam Khail. Një marrëveshje paqeje midis talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara pritet të nënshkruhet këtë vit.