Mesazhi i parë i Papës për 2020: Fund shfrytëzimit të trupit të gruas

AKTUALITET


Në mesazhin e parë për vitin 2020, Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, dhe bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të gruas. “E gjithë dhuna që u është shkaktuar grave paraqet një përdhosje ndaj Zotit”, tha Papa, gjatë një meshe në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund shfrytëzimit të trupit të grave.

“Sa shpesh flijohet trupi i një gruaje në reklama, përfitime financiare, pornografi, shfrytëzohet si një sipërfaqe që duhet të përdoret”, tha ai, duke shtuar se trupi i femrës “duhet të çlirohet nga logjika e konsumit, dhe se ai duhet të respektohet dhe të nderohet. Papa Françesku i vlerësoi gratë si “dhuruese dhe ndërmjetëse të paqes” dhe i nxiti që ato të bëhen pjesë e vendimmarrjes, në mënyrë që ta bëjnë botën më të bashkuar dhe më paqësore. “Një nënshtrim i gruas është një nënshtrim për tërë njerëzimin”, tha ai. Papa gjithashtu mbrojti të drejtat e grave për të migruar, në kërkim të një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre dhe dënoi ata që menduan vetëm për rritje ekonomike sesa për mirëqenien e të tjerëve.



Skip to toolbar