Departamenti Amerikan i Shteti u ka bërë thirrje shtetasve amerikane që të largohem menjëherë nga Iraku. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, DASH i referohet tensioneve të krijuara në Irak pas vrasjes së pas vrasje se gjeneralit të Lartë të Iranit, Ghassem Soleimani.
“Për shkak të tensioneve të ngritura në Irak dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku. Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e Sh.B.A nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës. Qytetarët e SHBA në Irak ose të shqetësuar për të dashurit në Irak mund të kontaktojnë Departamentin e Shtetit në 202-501-4444 ose pa pagesë në Sh.B.A në 888-407-4747. Shmangni Ambasadën e Sh.B.A në Baghdad. Monitoroni median lokale dhe ndërkombëtare për azhornime”, shkruan në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ndërkohë Presidenti Donald Trump deklaroi se autorizoi sulmin ndaj komandatit të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë në Iran për shkak se ai po përgatiste një sulm të menjëhershëm dhe të tmerrshëm mbi amerikanët.