Ditët me diell ia lënë vendin ngricës dhe vranësirës. Parashikimi i motit

AKTUALITET


Ditët me diell janë drejt fundit dhe janari do të vijojë me vranësira, temperatura të ulëta ngrica dhe reshje të dëborë në zonat malore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që dita e shtunë (sot) do të nisë me diell e ngrica në zonat malore, por gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësirat.

Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta:

zonat malore -2ºC deri në 9ºC

zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC

zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC



Skip to toolbar