Mediat, akuza qeverisë për Beqirin: Pse u lejua krimineli të bënte jetë luksi në Britani

AKTUALITET


Mediat britanike kanë ngritur një seri pyetjesh, jo vetëm mbi vrasjen e Flamur Beqirit, i njohur si biznesmen shqiptar me origjinë nga Kosova dhe me nënshtetësi suedeze, por më së shumti shigjetojnë qeverinë që ka lejuar “një kriminel” të dënuar më herët të bëjë jetë lukzose dhe të zhvillojë biznese në Britani. Beqiri, i cili ushtronte aktivitetin si menaxher i disa artistëve, kishte emigruar në Angli nga Suedia pasi ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për disa krime. Nga njëra anë ai ishte një person i shpallur në kërkim nga Suedia, nga ana tjetër jetonte mes luksit në Britani. Për këtë arsye Daily Mail ngre disa pyetje drejtuar qeverisë.

“Pse Ministria e Brendshme e ka lejuar këtë të dënuar kriminel, me lidhje të njohura për trafik droge dhe krim të organizuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse shtetasit suedez, si shtetas të BE-së, lejohen të punojnë këtu pa vizë?  Si menduan autoritetet që ai kishte krijuar paratë për të financuar stilin e jetës së tij dhe t’i lejonte të blinte një pronë luksoze? Pse u lejua ai dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin një sërë biznesesh të errëta në Mbretërinë e Bashkuar, përmes të cilave kanë lëvizur shuma të mëdha parash? Në kërkimin e përgjigjeve, duhet të kthehemi në mesin e viteve 2000, kur Beqiri, i njohur për miqtë si Aleks, jetonte në Malmo” shkruan Daily Mail.

Më 25 Dhjetor të vitit të shkuar, Flamur Beqiri, 36-vjeçar, ishte duke u kthyer në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e tyre, kur u qëllua me 5 plumba një prej të cilëve në kokë. Beqiri dyshohej nga autoritetet suedeze si kreu i një organizate të fuqishme të trafikut të narkotikëve.

Tashmë mediat britanike ngrenë pyetjet se përse Ministria e Brendshme e ka lejuar këtë të person me lidhje të njohura për trafik droge dhe krim të organizuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të përditshmes ‘Daily Mail’, të gjitha përgjigjet mund të gjenden në mesin e viteve 2000, kohë kur Beqiri jetonte në qytetin e lindjes në Malmoe të Suedisë.

“Emigranti me origjinë shqiptare prej me shumë se një dekadë më parë ishte nje nga njerëzit  më të kërkuar në Suedi, vendi ku ai u rrit. Ai dyshohej se ishte pjese e nje bande ndërkombëtare droge të kapur me kontrabandë kanabisi me një vlere prej 2 milionë £. Ai u arratis për gati dy vjet, por përfundimisht iu dorëzua policisë suedeze. Pas një periudhe të shkurtër paraburgimi dhe një mosmarrëveshje të çuditshme juridike, ai u lirua nga veprat penale të drogës, por u dënua për akuza të vogla, me dënim të pezulluar dhe gjobë, dhe u lejua të ishte i lire.

Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij menjëherë rifilluan tregtinë e tyre fitimprurëse kriminale por ata ranë në një luftë territoriale me grupe rivale duke u përpjekur të kontrollonin rrugët e kokainës dhe kanabisit nga Maroku, përmes Spanjës, deri në vendlindjen e Beqirit, Malmo. Ndërsa mosmarrëveshjet me rivalet u intensifikuan, shumë miq të tij iu kthyen ne armiq dhe vitin e kaluar njeri prej tyre edhe u vra. Nderkohe Beqiri ishte në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte marrë rezidencë në Londër qe në vitin 2015 ku dhe kishte marre kërcënime me vdekje. Një burrë i pashëm dhe elegant u zhvendos në ambiente e glamour.

Njëra nga dy motrat e tij ishte edhe modele e veshjeve te brendshme, kishte influence ne mediat sociale, ishte e martuar me portierin e Manchester United, Anders Lindegaard në vitin 2014, dhe dy vjet më vonë ajo luajti në një serial televiziv. Permes saj Flamuri u takua me gruan e tij te ardhshme Debora, një zeshkane e cila është e apasionuar pas publikimit të imazheve në Instagram të pushimeve ekzotike, makinave luksoze dhe udhëtimeve për shoping. Dasma e tyre, në tetor 2018, ishte jashtëzakonisht luksoze në Liqenin e Como në Itali. Veshja e nuses ishte magjepsëse, të ftuarve iu dhanë cigare kubane me emrin e çiftit. Vlerësohet të ketë kushtuar më shumë se 1 milion. Por pas kësaj fasade magjepsëse kishte pikëpyetje pa përgjigje që u sollën në fokus pas vrasjes në prag të Krishtlindjes”, shkruan e përditshmja britanike.



Skip to toolbar