I dehuri merr para turistët, 6 të vdekur e 11 të plagosur

AKTUALITET


Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u plagosën në një aksident tragjik rrugor që ndodhi gjatë natës në Lutago të Italisë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15 të natës, ku një makinë me shpejtësi të lartë përplasi një grup njerëzish buzë të rrugës. Mësohet se ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë.

Mediat italiane shkruajnë se turistët e kaluan mbrëmjen në një klub dhe se momentin kur ndodhi ngjarja ishin pranë një autobusi turistik ku edhe u goditën. Bëhet e ditur se makina drejtohej nga një 28-vjeçar nga Chienes, i cili siç duket kishte një përmbajtje shumë të lartë të alkoolit. Ai është dërguar në spitalin Brunico për t’iu nënshtruar analizave. Nga 11 të plagosurit, 3 janë në gjendje të rëndë, me tyre edhe një grua e cila u transportua me helikopter drejt klinikës universitare të Innsbruck, Austri.



Skip to toolbar