Kurti shkon te Thaçi pa marrëveshje me LDK, por i lë vendet bosh për ministrat

AKTUALITET


Albin Kurti ka publikuar emrat e ministrave të Vetëvendosjes megjithëse ende nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re me LDK-në, ndërsa në orën 15.00 ai do të takohet me presidentin Hashim Thaçi. Ndonëse kanë gati 3 muaj që negociojnë për krijimin e një qeverie të koalicionit Vetëvendosja dhe LDK ende nuk kanë firmosur një marrëveshje. Kurti ka publikuar emrat e vetëm 5 ministrave që i përkasin Vetëvendosjes ndërsa i ka bërë një thirrje të fundit LDK-së që të publikojë emrat e ministrave të saj. Ai gjithashtu tha se do të shkojë në takimin e thirrur nga presidenti pa një marrëveshje me LDK, ndërsa njofton se nga LDK nuk i është mundësuar një takim me kreun e kësaj partie përpara nisjes së takimit me Thaçin.

 “Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt të parë e fitues. Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Mëgjithatë Kurti ende fton LDK-në që të propozojë emrat e ministrive të saj, ndërsa, ka publikuar edhe emrat të cilët i ka propozuar ai.

“Të dashur qytetarë të Republikës, Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë. I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj”, shton ai.

Lideri i LV-së ka bërë thirrje që të fillohet puna për krijimin e qeverisë.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, tha Kurti.

Të gatshëm për qeverisje

Të gatshëm për qeverisje

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 6. Januar 2020


Skip to toolbar