Shullazi shtyhet për herë të dytë në Gjykatën Speciale, shkak KLGJ

AKTUALITET


Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë për herë të dytë procesin gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, shkak këtë herë është bërë mungesa e përgjigjes nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me delegimin e gjyqtarëve të rretheve në Gjykatën e Posaçme.

Në dhjetor, gjykata i kërkoi mendim Këshillit nëse duhet të vazhdohet gjykimi me këto delegime. Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë. KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kështu pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës nga Krimet e Rënda në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë e njëjta situatë.



Skip to toolbar