E rrallë, bora mbulon një pjesë të shkretëtirës Arabe

AKTUALITET


Pjesë të tëra të Arabisë Saudite u mbuluan nga dëbora të premten, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr. Videot e reshjeve të borës u bënë virale në mediat sociale.

Temperaturat ranë nën 0 gradë Celsius në disa pjesë, ndërsa zyra e meteorologjisë së Arabisë Saudite u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të shmangin zonat e izoluara.

Autoriteti i Përgjithshëm i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit parashikoi gjithashtu reshje të mëdha shiu dhe bubullima mbi Tabuk, Madinah, Kufijtë Veriorë, Ha’il dhe Al-Jawf.



Skip to toolbar