Pas shumë mohimesh më në fund autoritetet iraniane e kanë pranuar se kanë qëlluar “pa dashje” avionin ukrainas duke vrarë të 176 pasagjerët që ishin në bord, raporton TV shtetëror i Iranit.
BBC, duke iu referuar kësaj deklarate shkruan se shkak për këtë ngjarje është bërë “gabimi njerëzor” pasi aeroplani fluturoi afër një zone të ndjeshme që i përkiste Rojeve Revolucionare të Iranit.
Duke u marre gabimisht për një “objektiv armiqësor”, avioni u godit nga një raketë, thuhet në deklaratë. Ata që janë përgjegjës do të përgjigjen, shtohet me tej.
Irani më parë kishte refuzuar çdo përgjegjësi për këtë ngjarje, por presioni i ngritur nga SHBA dhe kryeministri kanadez që iu referua burimeve të inteligjencës, thuhet se çoi në këtë zbulim, pra në pranimin e faktit të rrëzimit të aeroplanit te qëlluar me një raketë, ndoshta aksidentalisht.