Autoritetet iraniane pranuan goditjen e avionit Ukrainës që la të vdekur 176 pasagjerët që ishin në bord, ndërsa presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se gabimi njerëzor është i pafalshëm dhe se do të ndërmerren investigime dhe ata që janë përgjegjës do të gjykohen dhe dënohen.
“Republika Islamike e Iranit shpreh keqardhjen e thellë për këtë gabim katastrofik dhe hetimet do të vazhdojnë të identifikojnë dhe ndjekin penalisht autorët e kësaj tragjedie të madhe dhe këtij gabimi të pafalshëm”, tha Presidenti iranian Hassan Rohani në një postim në Twitter.
“Ata që janë përfshirë në rrëzimin e aeroplanit të Ukrainës së shpejti do të gjykohen,” tha Rouhani.
Selia e Forcave të Armatosura të Iranit pohoi se ‘Boeing 737’ i rrëzuar katër ditë më herët menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ‘Imam Khomeini’ i Teheranit ishte gabim njerëzor dhe se ai u ngatërrua me një avion armik.
Ndërsa Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se e gjithë kjo ndodhi për shkak të akteve aventureske të ndërmarra nga SHBA. Moska zyrtare nga ana e saj deklaroi se “Irani, i cili ka pranuar se aksidentalisht goditi aeroplanin ukrainas duke vrarë 176 njerëz, duhet të nxjerrë mësime nga kjo fatkeqësi”.
Avioni ukrainës ‘Boeing 737’ u rrëzua vetëm pak minuta pasi ishte ngritur në fluturim duke lënë të vdekur 176 viktima mes të cilëve 82 shtetas iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë.