Sondazhi/Shqiptarët debat për politikanët, “vjellin vrer” në Real Story

AKTUALITET


Në nisje të vitit 2020 Real Story hapi sondazhin se cili është politikani i dekadës që lamë pas duke renditur katër figurat më të rëndësishme, siç janë Sali Beriha, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, të cilët prej më shumë se 10 vitesh janë faktorë të jetës politike në vend. Ky sondazh ka zgjuar një interes të madh tek qytetarët të cilët kanë qenë shumë aktivë në klikime dhe veçanërisht në komentet e shumta që kanë ardhur në Realstory. Mbi 615 qytetarë kanë komentuar për secilën figurë politike dhe veçanërisht duke shprehur zhgënjimin për të gjithë politikanët dhe për mënyrën sesi e kanë qeverisur vendin ndër vite.

Qytetari Musa Sheshi shkruan se të katërt janë kriminelë që po e lënë Shqipërinë të prapambetur.  “Për mua këta janë të katër fatkeqësia më e madhe që ka parë vendi ynë, janë kriminelë që po e lenë vendin më të prapambetur, këta lehin si qentë kundër njëri-tjetrit, gjithë ditën sa për sy e faqe, pastaj hanë e pinë dhe ndajnë pasuri marramendëse. Për mua këta e shkatërrua vendin”.

Qytetari Vladimir Mema shkruan se politikanët shqiptarë kanë prioritet të pasurohen për vete dhe për 30 vjet të shkatërrojnë vendin. “Këta dhe disa të tjerë janë politikanët që kanë 3 dekada që shkatërrojnë vendin. Përzunë me mijëra njerëz me politikën anarshiste që instaluan në Shqipëri në vend të demokracisë. Duket që kemi për të vuajtur akoma edhe ky vit nuk ka nisur mbarë. Akoma nuk janë bërë 8 ditë dhe shumë vrasje e aksidente. Duhet një forcë e re politike se këta të vjetrit vetëm ndërrojnë vendet. Bëjnë të njejtën gjë pasurohen për vete, nuk duan t’ia dinë për Shqipërinë e shqiptarët . Prioritet i tyre është pasuria dhe familja e tyre, këtë kanë bërë 30 vjet. Këtë kanë për të bërë edhe 30 vjet të tjera po qëndruan kështu si janë”.

Qytetari Leon Akyz veçon nga të katërt presidentin Ilir Meta duke e cilësuar atë politikan vizionar që di të përballojë sulmet politike, por menjëherë i përgjigjet disa komentues të cilët i kujtojnë videon e famshme me 7%, ndërsa të tjerë e quajnë servil të Monës.

Andoneta Vengu shkruan “ata që votojnë familjen Meta, kanë përfituar ndonjë post a vend pune pa

Ndërsa Anxhelina Beko shkruan se s’ka shqiptar që nuk e mban mend videon e 7%. “Leon Akyz më vjen keq që nuk ua di kuptimin t’i këtyre fjalëve. I shkruajta shkurt se nuk ka shqiptar që nuk di gjë për videon e 7%  dhe ajo ua…..është habitje që qenka 1 qytetar që nuk di gjë për videon e 7%”.

Qytetari Petro Kote shkruan e të gjithë politikanët shqiptarë janë tradhëtarë dhe s’kanë lënë gjë pa shkatërrruar. Ndërsa tjerë shkruajnë se e kanë vendin në burg. Ndërsa Arben Biba shkruan se “Po të ishte Enveri gjallë do  t’i dërgonte të gjithë në Spaç”.

Sondazhi në Realstory do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë muajit Janar dhe të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë dhe të japin mendimin e tyre se cili është politikani i dekadës që lamë pas. Deri tani sondazhi kryesohet nga Edi Rama, i cili pasohet nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe në fund Ilir Meta. Por sondazhi mund të përmbyset vetëm nga votat tuaja.



Skip to toolbar