Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për tre të rinjtë e akuzuar për vrasjen e Drita Saliajt mbrëmjen e 5 janarit në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, por që të tre ata kanë mohuar të kenë gisht gjatë dëshmisë në gjykatë. Luis Saliaj i cili është edhe nipi i burrit të Drita Saliajt tha në gjyq se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen por kishte dijeni për vrasjen. “Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Kam qenë jashtë kur ndodhi ngjarja”, tha Luis Saliaj. Edhe Ervis Zotaj nuk ka pranuar të ketë gisht në vrasjen e saj. Por deklaratat e Saliajt janë kontradiktore me ato të Sindi Shehajt dhe ky i akuzuar për vrasjen.
Tre të rinjtë janë përfaqësua nga avokatë të caktuar nga gjykata pasi janë braktisur nga familja.
Ngjarja makabre ndodhi më 5 Janar kur 3 të rinjtë kanë shkuar në banesën e Drita Saliajt e cila jetonte e vetme në Gjerbës të Mallakastrës, ndërsa burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Drita u ka servirur edhe kafe “mysafirëve” të cilët ishin aty me qëllimin për ta grabitur. Tre autorët e krimit e kanë mbytur me shall Dritën e më pas trupin e kanë transportuar në një rezervuar me ujë. Familjarët janë alarmuar pasi Drita nuk përgjigjej në telefon. Më datë 6 Janar ata kanë denoncuar në polici, e cila ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët. Ata janë: Luis Saliaj 16 vjeç (nipi i bashkëshortit të viktimës) Sindi Shehaj 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç.