Kryeministri Rama shprehet se revolucioni digjital
2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e
shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e ryshfete 30-vjeçare. Rama bën
me dije se deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e
aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumente përmes aplikimeve
online.
“Revolucioni dixhital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e ryshfete tridhjetëvjeçare. Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumente, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës” shkruan Rama në facebook duke dhënë edhe një shembull për notat e maturanteve që mund t’i marrin ato online apo një kopje të testiti të tyre pa asnjë lloj dokumenti shtesë.