Punimet e rrugës Cërrik-Belsh, Balla: I shërben 15 mijë banorëve

AKTUALITET


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar ecurinë e punimeve që po kryhet në aksin rrugor Grekan-Shelgu-Gjyralë, që lidh Cërrikun dhe Belshin. Balla tha se ky investim u shërben 15 mijë banorëve dhe ëhstë i domosdoshëm për zhvillimin e bujqësisë që prodhimet të kenë një akses më të lehtë në treg.

“Ky është një investim shumë i rëndësishëm, jo vetëm për shkak të lidhjes që krijon mes bashkive Belsh dhe Cerrik, por është një investim që u vjen në ndihmë rreth 15 mijë banorëve.

Ky investim ishte i domosdoshëm në këtë zonë me bujqësi të zhvilluar në mënyrë që aksesi i prodhimeve në treg të bëhet në kohë sa më të shpejtë.

Janë marrë të gjitha masat që investimi të mos prekë kanalet kulluese, për të mos penguar apo krijuar probleme në këtë drejtim. Edhe në rastet kur traseja e rrugës ka prekur kanalet, kompania ka marrë masa për hapjen dhe riparimin e tyre.

Po ashtu edhe bashkia po investon në kanale kulluese dhe vaditëse për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë në këtë zonë. Dy bashkitë Cerrik, Belsh me këtë projekt përmbyllin një prej fazave më të rëndësishme të ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Jam krenar që këto dy bashki, në shkallë vendi, kanë një infrastrukturë shumë të zhvilluar të lidhjes në rrugë në shumë drejtime. Gjatë këtij viti do të investohet në ujësjellësin e Cerrikut dhe Belshit si dhe në përmirësimin e sistemit të energjisë elektrike” deklaroi Balla.



Skip to toolbar