Përplasen dy mjete, plagosen shoferët dhe pasagjerja

AKTUALITET


Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur këtë të diel, këtë herë në Pogradec. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për rrjedhojë, janë lënduar dy shoferët dhe një pasagjere. Të lënduar kanë mbetur drejtuesit Adrian Haxhi dhe Martin Hamzallari.

“Më datë 12.01.2020, në rrugën nacionale Pogradec-Tiranë, në dalje të qytetit të Pogradecit, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin Adrian Haxhi, 45 vjeç, banues në Pogradec, është përplasur me një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Marttn Hamzallari, 32 vjeç, banues në Pogradec. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja S.K., 52 vjeçe, pasagjere në mjetin tip “Renault”, të cilët u dërguan në Spitalin e Pogradecit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi policia.



Skip to toolbar