Ushtarët amerikanë u njoftuan për sulmin e Iranit, u strehuan në bunkerë

AKTUALITET


Trupat e Shteteve të Bashkuara në bazën ajrore Al-Asad në Irak kishin dijeni për një sulm që do t’i vinte nga Irani, ndaj dhe ata kishin marrë masa duke u strehuar në bunkerë dy orë e gjysmë para se të goditeshin me raketa, raporton CNN.

Shumica e trupave kishin dalë jashtë bazës ushtarake dhe u strehuan në bunkerë shumë para se të fillonte sulmi i parë i orës 01:30 i së mërkurës. Sulmi zgjati rreth dy orë, duke synuar vetëm zonat amerikane të bazës ajrore, të cilat përbëjnë rreth një të katërtën e bazës së Irakut.

Oficerët e quajtën një “mrekulli” që nuk kishte viktima në vendin e shpërthyer me raketa por e vërteta është se trupat amerikane e dinin se do të bëhej një sulm mbi bazën e tyre, ata thjesht nuk e dinin se cila do të ishte natyra e sulmit.

Një burim diplomatik arab i tha CNN-it se Iraku u dha paralajmërim paraprak Shteteve të Bashkuara mbi “cilat baza do të goditeshin”.

Sulmi i parë u ndërmor rreth orës 1:34 të mëngjesit dhe pas një pauzë të shkurtër prej rreth 15 minutash, nisi sulmi i dytë.

Në agim, oficerët më në fund dolën nga bunkerët për të zbuluar shkallën e plotë të shkatërrimit.



Skip to toolbar