Deputetja e opozitës së re Elda Hoti e cila ka ardhur në kuvend vitin e kaluar nga listat e LSI-së ka njoftuar në rrjetet sociale se nëna e saj është ndarë nga jeta dhe ajo i ka dedikuar një mesazh të ndjerë ku shpreh dhimbjen për humbjen e saj.
Ajo thotë se ishte me fat që u rrit nga një nënë si ajo dhe se do i mungojë gjithë jetën, ndërsa postimin e ka shkruar në gegnisht. “Pse m’do fort, se je nana ime. Pse t’du fort, se jam vajza jote. Këtë ma mësove që të vogël dhe e thonim bashkë gjithmonë. Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkedhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qënë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qënë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qënë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!”, shkruan Hoti.