“Nuk mund të hesht”, Papa Benedikti, mesazh kritik për Françeskun

AKTUALITET


“Unë besoj se beqaria e priftërinjve ka një kuptim të madh dhe është e domosdoshme që rrugëtimi ynë drejt Zotit të mbetet themeli i jetës sonë”. Benedikti XVI, Papa 92-vjeçar i dorëhequr nga posti ka reaguar përmes një libri të cilin e ka shkuar së bashku me Kardinalin Robert Sarah, dhe që do të dalë në treg më 15 janar dhe për të cilin Le Figaro boton disa pasazhe që duken si këshilla për Papën Françesko. “Nuk mund të hesht”, shkruajnë ata duke cituar një fjali të Shën Augustini.

Paralajmërimi nga Papa Emeritus Benedikti XVI vjen pas takimit në rajonin e Amazonës në muajin tetor ku u diskutua mundësia e shugurimit të të martuarve si priftërinj. Kjo mundësi ka hyrë në dokumentin përfundimtar, ndërsa pritet vendimi i Papa Françeskut.

Në libër, ai thotë se kjo traditë shekullore ka një domethënie të madhe, sepse i lejon priftërinjtë të përqendrohen te detyrat e tyre. 92-vjeçari thotë se është e pamundur që të realizosh të dy prirjet, edhe të jesh i martuar, edhe prift.

Është diçka e rrallë që Papa Benedikti, i cili u bë i pari Papë që jep dorëheqjen në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështjet e klerit.

Vatikani pritet të komentojë për librin. Komentatorët thonë se kanë mbetur të befasuar.

Benedikti jeton akoma në Vatikan, në një ish-manastir. Vendin e tij e ka zënë Papa Françesku, i cilësuar si më liberal.



Skip to toolbar