Autoriteti Rrugor njofton se ka marrë masat për pastrimin e disa akseve rrugore nga dëborë, ku edhe ka hedhur kripë për të shmangur ngricat, por këshillon të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirë nëse udhëtojnë në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë, e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë.
ARRSH thotë se janë marrë masat dhe aksi Qafë e Buallit-Krastë, u pastrua dhe qarkullohet normalisht, përveç një pjese në segmentin Ura e Cerenecit-Steblevë e konkretisht në Qafë Dragalicë-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve dhe kontraktraktori po punon për pastrimin e këtij segmenti, në të gjitha akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Ndërsa rajoni Qendror dhe rajoni Jugor nuk kanë probleme me qarkullimin e mjeteve. ARRSH njofton se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate dhe se puna vijon për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.