Hakerët rusë sulmojnë ‘Burisma’, kompania ku zë fill hetimi i Trump

AKTUALITET


Hakerët rusë, që i përkasin një njësie të inteligjencës kanë nisur një sulm kibernetik kundër ‘Burisma’, ndërmarrjes ukrainase të gazit, e cila është në qendër të fajësimit të Presidentit Donald Trump.

Sipas “New York Times, sulmi ndaj Burisma, ndërmarrja ku Hunter Biden, djali i ish-kandidatit demokrat për President i SHBA Joe Biden  punoi dhe mbi të cilën Trump i kërkoi Kievit të hapte një hetim, ka filluar që në muajin nëntor, kohë kur edhe nisi Ukraina Gate dhe debati i fajësimit për presidentin amerikan.

Nuk dihet se çfarë kërkonin saktësisht hakerat rusë dhe çfarë gjetën por sipas New York Time “koha dhe shtrirja e sulmit sugjerojnë që rusët kanë kërkuar materiale potencialisht kompromentuese për familjen Biden. Taktika e përdorur nga hakerët rusë është tepër e ngjashme me atë të sulmit kibernetik të nisur gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016 kundër demokratëve dhe Hillary Klinton. Në dhjetor Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar mocionin e fajësimit, i ndarë në dy akuza ndaj Presidentit amerikan. Akuza e parë, “shpërdorimi i pushtetit” ka mori 230 vota pro dhe 197 kundër. Akuza e dytë, ‘pengimi i hetimeve të kongresit’, u miratua me 229 pro dhe 198 kundër.

Demokratët, në shumicë në Dhomë, e dërguan presidentin përsëri në Senat, ku pjesa e dytë e impeachment do të fillojë më 6 janar, dhe ku do të jepet vendimi përfundimtar, fajtor apo i pafajshëm? Nëse më pak se dy të tretat e senatorëve votojnë për ta shpallur atë fajtor, presidenti amerikan do të mbetet në detyrë. Përkundrazi, nëse 67 për qind e dënojnë atë, Trump do të shkarkohet dhe posti i presidentit i kalon zëvendës presidentit.



Skip to toolbar