Qeveria do të hap për vitin 2020, 880 vende të reja pune në Administratën Publike, ku do të kërkohen persona të rinj në kategori të ndryshme specifike. Në vendim e qeverisë janë specifikuar të gjitha kategoritë ku do të rekrutohen punonjësit e rinj, pjesë të shërbimit civil. Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet nga Departamenti i Administratës Publike, për plotësimin e 880 vendeve vakante në fusha të ndryshme.
Vendet vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2020 janë të ndara sipas kategorive:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;
ç) Për kategorinë ekzekutive 668.
Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë:
– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.