Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë ku një makinë ka përplasur për vdekje një shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se i vdekur në vend ka mbetur një shtetas shqiptar 63 vjeçar i cili ka qenë duke ecur anës rrugës dhe një makinë e ka përplasur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur, por sipas policisë italiane automjeti që e ka përplasur e ka hedhur disa metra larg rrugës ku ai po ecte.
Makina ka qenë e tipit “Mercedes A-Class” që e ka goditur për vdekje 63-vjeçarin shqiptar rreth orës 18:00 të ditës së mërkurë.