Atentati në Vlorë, zbulohet e kaluara e të dënuarit, dyshohet hakmarrje

AKTUALITET


Një nga të plagosurit gjatë atentatit në Vlorë mbrëmjen e së shtunës që dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj. Më herët, ai njihej si Nikollaq Taullaraj, por që ka marrë mbiemrin e bashkëshortes. Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, ndërkohë që rezulton se në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen ‘Pavarësia’. Por pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja.

Sipas të dhënave nga dosja penale, ngjarja për të cilën është dënuar Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali, ku ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç. Në përfundim të hetimeve, në pranga përfundoi dhe Lazaj, pasi në makinën e tij u gjet një sasi lëndë narkotike. Kjo ngriti dhe më shumë dyshimet e policisë se plagosja në atë kohë kishte ndodhur për prishje pazaresh në tregtimin e drogës.



Skip to toolbar