Akuzat e Bild, PD mbrohet me sulm ndaj Ramës

AKTUALITET


Gazeta gjermane BILD, të cilës PD i është referuar për gati një vit rresht pas publikimit të përgjimeve për shit-blerje votash nga PS dhe mbështeti aksionin e protestave me molotov, publikoi të dielën një artikull përmes të cilit hidhte akuza ndaj kreut të PD-së se kishte përdorur para ruse për të lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në BE. PD reagoi të hënën, kur Bild e fshiu artikullin me akuza kundër Bashës, duke thënë se kjo ishte një strategji e dështuar e Edi Ramës për të sulmuar opozitën, ndërsa nxorri nga arkivat dosjen e vjetër të Edi Ramës dhe akuzat për foton me Barack Obamën.

“Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.  

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.  Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze”, tha në një deklaratë për mediat ish deputeti Enkelejd Alibeaj.

Pa dhënë asnjë shpjegim për akuzat e bëra nga gazeta gjermane Bild të cilën PD e cilëson shumë të besuar dhe të pakorruptuar, Alibeaj i rikthehet akuzave të vjetra për Ramën  dhe kërkon që ai të merret si i pandehur se ka dhënë 80 mijë dollarë për një foto me Obamën. Alibeaj kërkoi që drejtësia të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, por nga ana tjetër PD ka vlerësuar vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila pushoi hetimet ndaj Bashës dhe nuk doli asnjëherë në pah e vërteta për lobimin me paratë ruse të PD-së.



Skip to toolbar