Rama zbulon faturën e tërmetit nga Italia: 1 miliard Euro

AKTUALITET


Fatura e dëmeve nga tërmeti nga llogaritja paraprake mund të shkojë në një miliard Euro. Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio. Kryeministri Rama pas takimeve si kryetar i presidencës së OSBE në Ukrainë, të enjten (sot) ndodhet për një vizitë në Romë ku do të zhvillojë një takim me homologun Giuseppe Conte me të cilin do të diskutojë në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE si dhe për konferencën e donatorëve për Shqipërinë që do të zhvillohet në muajin shkurt në Bruksel.

Fillimisht Rama është takuar me ministrin e jashtëm Luigi Di Maio të cilit i ka thënë se raporti për dëmet e tërmetit do të jetë gati shumë shpejt.

 “Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)” dëgjohet të thotë Rama në momentin e pritjes nga Luigi Di Maio, ndërsa ministri italian shprehet se kjo shumë është e lartë, por shton se ka besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve. “Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje”.  “Po pikërisht për këtë dua të flasim” shton Rama. “Po patjetër” i përgjigjet Di Maio. Ndërkohë që temë e bisedës kanë qenë edhe hetimet për tërmetin, pas mbërritjes në Shqipëri hetuesve të GdF-së pak ditë më parë. Në takim, Di Maio e pyet nëse kanë ardhur dhe Rama i përgjigjet duke i thënë “Po, kanë ardhur”.

Në orën 10.30 kryeministri Rama do të pritet nga homologu Conte.

“Kryeministri Giuseppe Conte, e enjte 23 janar, do të takohet në orën 10.30 me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama”, shkruhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Italisë. Kjo është hera e tretë që Rama dhe Conte takohen në pak muaj.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Palazzo della Farnesina, Romë – Takim me Ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, për organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit🇦🇱🤝🇮🇹

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 23. Januar 2020


Skip to toolbar