Po pinte kafe, qëllohet me 2 plumba 32-vjeçari shqiptar

AKTUALITET


Një shqiptar 32 vjeçar është qëlluar me armë në Itali teksa ishte duke pirë kafe. Ai u qëllua me dy plumba në mes të turmës së njerëzve. Sipas mediave italiane 32-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është me kombësi shqiptare por me pasaportë angleze.

Ngjarja ka ndodhur në Napoli, ndërsa shqiptari fatmirësisht nuk ka ndërruar jetë, por vetëm është plagosur. Ai është transportuar menjëherë në klinikën e afërt Fiori dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se të shtënat me armë zjarri ndodhën në një ambient ku kishte shumë njerëz.

Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy bashkatdhetarëve.



Skip to toolbar