“Donacionet S`mjaftojnë”, pas Contes, Rama drejt Gjermanisë për Merkel

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama njoftoi se konferenca e donatorëve që do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel nuk do të mund të plotësojë nevojat e Shqipërisë për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për këtë arsye ai tha se javën e ardhshme do të takojë kancelaren gjermane Angela Merkel, si dhe disa personalitete të nivelit të lartë në mënyrë që të garantojë suksesin e konferencës së donatorëve. Kryeministri zhvilloi të enjten një vizitë në Itali ku u takua me kryeministrin Giuseppe Conte dhe ministrin e jashtëm Luigi Di Maio dhe nga ku njoftoi se sipas llogaritjeve paraprake Shqipërisë i duhen 1 miliard euro për të rimëkëmbur vendin pas tërmetit, shifër kjo shumë e madhe që mendohet që nuk do të plotësohet edhe në konferencën e donatorëve që do të drejtohet nga presidentja e Këshillit të Europës, Ursula Von der Leyen.

“Shifra përfundimtare nuk ka dalë ende, por të dhënat na japin një shumë rreth 1 miliard euro, pak më shumë pak më pak. Me ndihmën e miqve ku Italia është ndër më të afërtit që Konferenca e Donatorëve të jetë një sukses. E kemi të qartë që për të përmbushur gjithë nevojën nuk do të mjaftojë. Do të vijojmë pas Konferencës me aspekte kurajoze dhe financiare duke përfituar nga qëndrueshmëria makroekonomike që kemi arritur me Reformat në vitet e fundit. Do të kombinojmë disa skema financimi për rindërtimin. Pa reduktuar dhe pa kufizuar investimet e tjera dhe të mbrojtjes sociale. Jam shumë mirënjohës dhe i inkurajuar dhe gatishmëria e plotë që kam gjetur nga Conte dhe Di Maio. Do të vijoj me kancelaren Merkel në fillim të javës dhe me disa kontakte kyçe të nivelit të lartë që Konferenca të ketë sukses”, njoftoi Rama përmes një video mesazhi nga Italia.

Ai tha se planet e qeverisë për rindërtimin po ecin sipas parashikimeve dhe se brenda pranverës do të përfundojë ndërtimi i shtëpive në zonat rurale.

“Planet e Rindërtimit po ecin shpejt brenda kalendarit për të filluar ngritjen e banesave të para në pranverë dhe për të përfunduar me shtëpitë në zonën rurale brenda 2020. Po punohet dhe në planet e rindërtimit në qytetet e prekura ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi pak më i gjatë. Jemi brenda afateve. Ndërkohë është e qartë për të gjithë që do të vijojmë t’i paguajmë deri ditën e fundit qiranë të pastrehëve deri kur t’i kthejmë në banesa.

Rindërtimi i shkollave dhe spitalit të Laçit bashkë me 5 qendra që duhen rindërtuar nga e para. Për njerëzit e prekur është një pritje e lodhshme por ju lutem të gjithëve të durojnë dhe besim të plotë që askush nuk do të mbetet vetëm”,- tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤Dy fjalë përmbledhëse nga Roma

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 23. Januar 2020


Skip to toolbar