Ergys Luga, ish trajner i klubit të Kamzës në Tiranë prej disa kohësh jeton në Kinë ku është angazhuar në akademinë e futbollit Shenzen, atje ku situata është rënduar së tepërmi ditët e fundit pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës që ka marrë të paktën 41 jetë njerëzish ndërsa mijëra të tjerë janë infektuar. I kontaktuar nga realstory.al, Ergysi ka rrëfyer se si çfarë po ndodh aktualisht në Kinë, atje ku të paktën 50 milionë njerëz janë vendosur në karantinë dhe autoritetet shtetërore kanë marrë masa që sëmundja të mos përhapet më tej.
“Kjo gjendje ka prekur dhe futbollin dhe Federata Kineze ka lançuar një plan mbrojtës për sa i përket hyrjeve në stadium ose në qendra stërvitore por fatmirësisht është periudhe pauze. Gjithashtu janë anuluar dhe takimet miqësore që ishin parashikuar, të gjitha ekipet janë në fazë përgatitore dhe marrim telefonata dhe SMS shpesh nga klubi që është shumë i kujdesshëm në këtë rast për të pyetur për gjendjen tonë dhe nëse kemi shqetësime të raportojmë menjëherë. Një numër emergjence është vënë në dispozicion për këtë rast. Gjithashtu në dijeninë time po vihet në pikëpyetje edhe vazhdimi i fazes përgatitore të ekipit të parë drejt Marbellas në Spanjë për shkak të gjendjes
Me sa kemi parë në media shihen njerëz që kapitullojnë bien në tokë. Deri tani autoritetet thonë që çdo gjë është nën kontroll. Dëgjoj kudo kur dal jashtë banesës erën e dezinfektimit dhe njerëzit 90% të rasteve janë të mbuluar me maska dhe farmacitë ose kafenetë i shpërndajnë falas .
Gjatë ditës po na bëjnë kontrolle kur hyjmë në metro edhe në kompleksin ku unë banoj me anë të një matësi temperature. Dje në krahinën e Guangdondongut ku jetoj unë u shpall gjendja e emergjencës dhe në dijeninë time fatkeqësisht, ketu janë rreth 14 raste të zbuluar me koronavirus”, tregon Ergysi.