Është përkeqësuar bilanci i të viktimave, duke shënuar të paktën 80 persona të vdekur nga koronavirusi në Kinë, ndërsa mijëra të tjerë janë infektuar. Pavarësisht masave të marra nga autoritetet jo vetëm në Kinë, por në mbarë botën virusi po përhapet me rimte të shpejta duke shënuar viktima edhe në kontinente të tjera, si në SHBA dhe Australi. Por çfarë duhet të dimë, si përhapet virusi?
Shkencëtarët thonë se të gjitha simptomat janë të ngjashme me ato të një gripi të zakonshëm.
Gjithçka nis me dhimbje koke, me temperaturë të lartë 38 gradë dhe më lart, me hundë të bllokuara ose rrufë, me dhimbje të muskujve të trupit. Më pas me kollë, me vështirësi në frymëmarrje dhe më pas me infeksion të përgjithshëm edhe në vena dhe në gjak çka mund të rezultojë fatale për jetën.
Njerëzit janë këshilluar të vendosin maska në fytyrë dhe të mos takohen me persona të tjerë, veçanërisht me ata që kanë kollë. Ata janë këshilluar të lajnë duart sa më shpesh gjatë ditës.
CNN raporton se deri më tani kanë humbur jetën 80 persona në Kinë, ndërkohë që mijëra të tjerë janë infektuar ndërsa mbi 57 milionë njerëz, të disa qyteteve kineze janë vendosur në karantinë.