Pas debateve te shumta dhe dërgimit të ligjit “Anti-Shpifje” në Komisionin e Venecias, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka kërkuar shtyrjen e diskutimit për këtë ligj. Balla u shpreh se Komisioni i Venecias ka vendosur ta marr në shqyrtim këtë kërkesë në datat 20-21 Mars dhe se gjatë muajti Shkurt, një delegacion i tij do të mbërrijë në Tiranë për t’u takuar me të gjithë aktorët e prekur. Përpara këtyre zhvillimeve, edhe pse ai u shpreh i bindur se ligji ësthë tërësisht i konsultuar me partnerët ndërkombëtar, Taulant Balla kërkojë që Dekreti i Presidentit që e kthente këtë ligj, të mbetet në axhendën e Kuvendit, por të shqyrtohet pas rekomandimit të Komisionit të Venecias.
PS kërkon shtyrjen e diskutimit për “anti-shpifjen”. Balla: Të presim Venecian
AKTUALITET12:01 - 30/01/2020