Soreca përshëndet vendimin për shtyrjen e votimit të “anti-shpifjes”

AKTUALITET


Me anë  të një postimi në Twitter, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka përshëndëtur vendimin e mazhorancës për të shtyrë votimin e ligjit për mediat audiovizive.

“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës për të shtyrë votimin për Ligjin për Mediat audiovizive. Presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.” – shkruan Soreca në Twitter



Skip to toolbar