Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias nga Kroacia ku takoi homologun e tij Gordan Grlic Radman ripërsëriti thirrjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në samitin e marsit.
“Një dritë e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që është e mundur është e rëndësishme, në mënyrë që të sigurohet një vrull i mëtejshëm për reformat në ato vende, si dhe stabilitetin në rajonin e gjerë.
Sigurisht që kushti i caktuar është përmbushur”, tha ai. Në Tetor negociatat u shtynë për një tjetër datë, pas vetos së Francës që kërkoi më parë ndryshimin e metodologjisë së anëtarësimeve të reja.