PS u tërhoq nga Anti-Shpifja, Hyseni: Nuk ka presion nga ndërkombëtarët

AKTUALITET


Deputeti i PS, Alket Hyseni i ftuar në emisionin ‘Real Story në News 24 ka debatuar me analistin Lubonja dhe opozitarin Dashamir Shehi duke thënë se për tërheqjen e mazhorancës përkohësisht nga Anti- Shpifja nuk ka presion nga ndërkombëtarët.

Ai shton se PS ka kontaktuar me reporterët të BE si dhe Paketa është dakordësuar me OSBE por meqënëse dhe Kuvendi dhe Presidenti iu drejtuan Venecias, atëhere pa një përgjigje nga Komisioni nuk do të ishte me kuptim të miratohej.

‘’Ndajmë opinione të kundërta me Shehin. S’mund të kuptoj Lubonjën. Duhet të biem dakort për një gjë. Keni thënë që një fushë e parregulluar duhet të rregullohet.

Nëse i qëlloi Ramës të jetë mazhorancë dhe të rregullojë legjislacionin, shqiptarët e kanë zgjedhur. Jo ju.

I shohin të huajt sikur, ndërkombëtarët sikur bëjnë gjithmonë presion. OSBE tha se rekomandimet i përafrohen atyre. Ka pasur disa reporterë të BE me të cilët kemi kontakuar. Këtë ligj mund ta gjykonte vetëm Gjykata Kushtetuese dhe prandaj ja çuam Venecias. Tani do të presim, ju drejtua edhe Kuvendi, edhe Presidenti, dhe do të presim. Nuk ka presion. Ligji jonë është edhe më i butë se disa vende që janë elitare në demokraci. Referojuni ligjit gjerman. ‘’- tha Hyseni.



Skip to toolbar