Ambasadorja Yuri Kim në zyrën e Edi Ramës

AKTUALITET


Në vijim të turit të takimeve prezantuese, mesditen e së premtes, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është takuar më Kryeministrin Edi Rama. Ka qenë Rama, i cili e në përfundim të takimit, me anë të një postimi në Twitter, ka publikuar foto nga takimi, ku ambasadorja Yuri Kim shfaqet në zyrën e tij dhe thekson se në fokus kanë qenë prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate.

Më tej Rama njofton edhe se në mbledhjen e qeverisë ka kaluar paketa “anti-KÇK” dhe ligji special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar.

“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, shkruan Rama.

Ndërkaq, më shumë detaje lidhur me temat e diskutimit në këtë takim prezantues, ka dhënë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një postimi në Facebook.

“Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta.” – thuhet në njoftim.



Skip to toolbar