Mbyllen aplikimet, 40 kandidat në garë për kreun e BKH

AKTUALITET


Janë mbyllur këtë të premte aplikimet për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, institucioni më i ri i sistemit të drejtësisë ose ndryshe FBI-ja shqiptare. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja bën me dije se janë 40 aplikime, 7 prej tyre femra. Kandidatët vijnë nga detyra të mëparshme si zyrtarë policie, por ka dhe pedagogë, prokurorë, Oficer të Policisë Gjyqësore etj.

“Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur. Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Shikoni më poshtë listën e personave që kanë aplikuar. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të indentifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore sipas Ligjit për SPAK-un. Të hënën në 3.02.2020, ne do të shpallim emrat e atyre që plotësojnë kriteret dhe që do të ftohen të marrin pjesë në testet e përzgjedhjes”, shkruan në faqen zyrtare të BKH, Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ajas Gjeta

Arben Karkini

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Bardhi Koçi

Blerina Bajollari

Blerta Dervishi

Bujar Madani

Dritan Osmani

Edmond Kasmi

Eduart Merkaj

Endri Hoxha

Enver Levani

Ervin Hodaj

Ervin Hoxha

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Gjovalin Ulndreaj

Haris Ngjeqari

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Krenar Ahmeti

Kristaq Dashi

Lindita Nushi

Mimoza Haxhihyseni

Pal Shkambi

Pëllumb Seferi

Petrit Imeraj

Rekela Ismaili

Sabri Hoxha

Saimir Shehri

Xhabir Zejnuni

Ylli Pjetërnikaj

Zef Preçi



Skip to toolbar