Shpërthen në flakë një apartament në Shkodër, vdes i moshuari

AKTUALITET


Një apartament në Zdrale të Shkodrës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Siç raporton “Balkanweb”, si pasojë e zjarrit ka ndërruar jetë një 70-vjeçr, që ishte në banesë në atë moment. Viktima është Ismet Abdurrahmani.

Dyshohet se flakët janë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Banorët e pallatit janë evakuuar. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe i menjëhershëm, duke bërë që i moshuari të mos mbijetojë dot. Fillimisht u mendua se ishte gjallë, por pasi u ul në tokë, u zbulua se ai kishte ndërruar jetë.



Skip to toolbar