Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden”, Arbër Çekajn. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve të Armando Pezakut, shoferi i kamionit, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë.
Mësohet se Çekaj ka kërkuar që në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të ketë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe asaj të Gjermanisë. Nga salla e gjyqit, Çekaj tha se gjyqi ndaj tij është farsë dhe i montuar politikisht.
“Të jenë prezent të shohin që gjyqi ndaj meje është farsë, është i motivuar politikisht, është për të mbrojtur trafikantët e vërtetë, për të mbrojtur ata që ndërprenë në mes operacionin policor.”. Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në 19 shkurt.