Kryeministri Edi Rama takohet me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo

AKTUALITET


I ndodhur në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Takim ky që vjen pas takimeve me Presidentin e Bankës Botërore dhe Administratorin e USAID.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kryeministri Edi Rama me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G. |VOA



Skip to toolbar