‘Mos përqëndrohemi tek shifra e dëmeve’, Oketa: Qeveria e justifikuar, por qytetarët duan të dinë faturën e banesës së tyre

AKTUALITET


Ish- ministri i mbrojtjes në kohën e qeverisë së PD, Gazmend Oketa ka komentuar shifrën 985 milion euro që qeveria publikoi sot për dëmet nga tërmeti.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 Oketa thotë se me këtë shifër qeveria është e justifikuar por nuk duhet të përqëndrohet tek ajo. Qytetarëve sipas ish- ministrit i intereson të dijnë se kur do marrin lekët dhe sa është shifra e dëmeve për banesën e tyre personale të dëmtuar.

Po ashtu ai shton se qeveria sa i përket tatimeve duhet që të lehtësonte bizneset e dëmtuara dhe jo të kërcënonte administratën që të realizonte planin e mbledhjes së taksave sikur asgjë mos kishte ndodhur

” Kam parë le të themi prezantimin në mënyrë të përmbledhur dhe shifrat kryesore. Edhe sikur ta kisha parë të plotë ta kemi në një debat politik kjo çështje. Ky proces ka dakortësitë e vetë dhe do kohë. Le të themi që në hartimin e një raporti të tillë që koha do ta tregojë sa i saktë është qeveria është e justifikuar.

Ana tjetër është menaxhimi i krizës dhe jetës së banorëve që humbën banesat dhe u prekën. Çuçi u përqëndrua tek ekspertët e huaj por unë do të falënderoja edhe ekspertët dhe inxhinierët shqiptarë që dhanë kontributin e tyre në këtë raport me aq eksperiencë sa kanë.

Nuk mund të them në mënyrë arbitrare se kjo shifër  është më i madh apo më i voglë. Por më duket si ato produktet që marketohen i vendoset më pak, pra të flitet jo me miliardë por me milion siç tha dhe Rama kur ishte në Itali.

Duhet parë metoda që është përdorur që qytetarët ta kenë më të thjeshtë. Konferenca e Donatorëve është një çështje, raporti është bërë me ekspertë të huaj. Kur dëgjon shifra të tilla qytetarët duan të dinë kur do t’i mar. Me atë raport përmenden disa institucione, dhe është krejt normale që duhet një bashkëpunim me OSHEE-në për sistemin e faturimit. Pra që një qytetar të ketë faturën e banesës së vet dhe kur do i marrë lekët. Kët u do të përqëndrohemi më shuëm dhe jo tek ajo shifra.

Nëse Konferenca e Donatorëve nuk rezulton sukses atëhere do të ketë një goditje në buxhetin e shtetit. Përëfshirja e dëmeve të bizneseve më duket pak paradoksale.”- tha Oketa.



Skip to toolbar