Lirohet Fredi Alizoti. Gjykata: Mbaroi dënimin

AKTUALITET


Lirohet me vendim të Gjykatës së Tiranës, Fredi Alizoti, i cili imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen “Babale”. Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dënimin prej dy vitesh burgim.

Dënim ky i dhënë nga Gjykata e Tiranës në Dhjetor të vitit të kaluar, ku bashkë me Alizotin u shpallën fajtor dhe ish-deputetit i PD, Ervin Salianji i cili u dënua me 1 vit burg, Albert Veliu, i njohur si “Babalja” u dënua me 3 vite e 6 muaj burg. Po ashtu fajtor u deklarua dhe gazetari Jetmir Olldashit, dëmimi i të cilit me 6 muaj burgim u pezullua dhe u konvertua me shërbim prove duke kryer 100 orë pune në shërbim të publikut.



Skip to toolbar