Cakaj me Metën, si Enveri me Mehmetin: fshijnë njëri-tjetrin nga fotot me Pompeon

AKTUALITET


Prej më shumë se një viti, Ilir Meta ka refuzuar të njoh Gent Cakajn si Ministër të Jashtëm. Jo vetëm me mos dekretimin e tij por dhe me deklaratat e shumta publike, ku ka theksuar se si titullar të atij institucioni njeh vetëm Edi Ramën, personin të cilin ka dekretuar.

Por Ilir Meta dhje Gent Cakaj kanë qenë të ftuar në darkën e shtruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo. Edhe pse nuk janë ulur afër njëri-tjetrit, të dy kanë qenë pjesë e tryezës, ku ndër të tjera është miratuar dhe krijimi i Aleancës Ndërkombëtare për Avancimin e Lirive Fetare. Një nisëm kjo e propozuar nga SHBA.

Ajo që bie në sy është fakti që si Zyra e Shtypit e Presidencës dhe ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në fotot apo videot e shpërndara, janë kujdesur që të mos duket, respektivisht Cakaj në videon e Presidencës dhe Meta në foton e Ministrisë së Jashtme. Por pavarësisht kujdesit të tyre, Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar fotot zyrtare, pa retushime.



Skip to toolbar