Ndarja nga jeta e këngëtares së shquar Nexhmie Pagarusha prekur zemrat e mbarë shqiptarëve. Në shenjë nderimi ditën e sotme, në të gjitha lokalet e kryeqytetit, në të njëjtën kohë, do të vendoset muzika e legjendës sonë, e cila ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare. tashmë të ndjerë.
Në shenjë nderimi dhe respekti për këngëtaren, Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Ismail Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për nder të vdekjes së ikonës shqiptare.
Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përçon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësore që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmije Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do t’ia sigurojë përjetësinë. Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës.
Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta pas një sëmundje. E njohur si “Bilbili i muzikës shqipe”, Nexhmije Pagarusha u largua nga kjo botë me një karrierë të madhe muzikore, e cila ka lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.