Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po vijojnë aksionet për kontrollin e automjeteve luksoze.
Aktualisht, 9 automjeteve luksoze gjenden në komisariatet e Tiranës, të cilat ndodhen në proces verifiki.
“BalkanWeb” raporton se në të gjithë vendin janë shoqëruar në komisariate deri më tani rreth 100 makina luksoze, prodhime të viteve të fundit, të cilat janë kontrolluar në sistem, nëse rezultojnë të vjedhura apo me mungesë dokumentacioni.
Pas kontrolleve, pjesa më e madhe e mjeteve u janë rikthyer pronarëve, pasi rezultonin pa probleme, por verifikimi i ka shërbyer policisë, pasi të dhënat e mjeteve mund të jenë objekt i punës së operacionit “Forca e Ligjit”, për të parë burimin e krijimit të kësaj pasurie.