Prokuroria e Tiranës ka vendosur ta kalojë dosjen e bujshme të pengmarrjes dhe vrasjes makabre të Jan Prengës në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
49-vjeçari Prenga u mor peng më 17 janar, në Kamëz, dhe u torturua deri në vdekje nga autorët. Ndërkohë, policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të tij të pajetë, i cili dyshohet se është groposur në zonën e Shijakut.
Dyshohet se urdhri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës u dha nga një burg në Ekuador, ku vuan dënimin shqiptari Dritan Rexhepaj, një personazh i rrezikshëm i botës së krimit, i lidhur me bandat kriminale në Britani e Shqipëri, dhe që cilësohej si “truri” i skenarit të këtij krimi.
E gjithë ngjarja makabre ndodhi, për shkak se vëllai i Jan Prengës nuk kishte dorëzuar një sasi prej 300 kg kokainë kolumbiane te grupet kriminale.