Detaje të reja janë zbardhur nga shoqërimi i Vladimir Gjutës, pranë selisë së PS. Sië raportin “Balkanweb” Gjuta ka tentuar të futet me forcë në selinë rozë, në momentin që brenda ka qenë kryeministri Edi Rama, duke zhvilluar mbledhjen e Kryesisë së PS, ndërsa mësohet se ai ka pasur me vete edhe një armë zjarri.
Kjo ka bërë që Garda të ndërhyjë për ta neutralizuar Gjutën, duke i sekuestruar edhe armën, deri në momentin kur kanë mbërritur policët dhe e kanë shoqëruar në komisariat, aty ku ndodhet akoma.
Vladimir Gjuta, një emër i njohur kryesisht 5 vitet e fundit, veçanërisht sa i takon një hetimi të nisur te ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda për shpërthimin me tritol të kryer ndaj farmacisë të babit të ish-ministrit Tahiri u lirua nga paraburgimi më 5 shkurt, pasi ishte arrestuar se kishte rrahur me çekiç kushëririn e tij, duke i thyer dhëmbët dhe duke i dëmtuar njërin sy.
Mësohet se kushëriri që ishte dhunuar nga Gjuta, u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës, ndërsa gjykata vendosi që ta lërë të lirë.