“Kacifas”, reagon Prokuroria e Gjirokastrës: Nuk i kemi mbyllur ende hetimet

AKTUALITET


Prokuroria e Gjirokastër kanë bërë me dije se nuk kanë dalë ende në një konkluzion përfundimtar lidhur me vdekjen e minoritarit grek, Kostandin Kacifas. Drejtuesi i Prokurorisë së këtij qyteti, Julian Çafka shprehet se organi i akuzës nuk i ka ndalur hetimet.

“Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar procedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky procedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky procedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale”, thuhet në njoftim.



Skip to toolbar