Një 37- vjeçar u arrestua në Kakavijë pasi ndihmonte persona të ndryshëm të kalonin kufirin me Greqinë pa iu nënshrtuar kontrollit doganor.
P.M, merrte 150 euro për çdo rast dhe në herën e fundit ai do ia merrte shqiptares A.V për ta kaluar ilegalisht drejt Greqisë. Ishin Policia Kufitare shqiptare që bashkëpunuan me kolegët grekë për të kapur 37- vjeçarin.
Në fakt ky person merrej me transportin e bagazheve por si në hyrje dhe në dalje të doganës në Kakavijë ky person merrej me kalimin e paligjshëm të shtetasve që kishin probleme me ligjin ose që nuk lejoheshin të futeshin në Shqipëri ose anasjelltas në Greqi. Ai i kalonte duke evituar kontrollin doganor kundrejt një fitimi prej 150 eurove.